Haradinaj në Prekaz: Familja Jashari do të jetë përjetësisht frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin

05 mars 2023 | 10:38

Kryetari i AAK-së, Ramushi Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Ai ka theksuar se historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Ata dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin”.

“Epopeja e UÇK-së, si ngjarja më kulmore e historisë sonë kombëtare është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë. Përulemi përjetësisht para veprës së familjes Jashari dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A ka ardhur virusi korona nga një laborator? Informacioni i…