Haradinaj në Prishtinë: Kandidatët tjerë nuk janë të zotë as me i largu qentë endacak që po rrezikojnë qytetarët përditë
Fushatën zgjedhore AAK e ka nisur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, mirëpo jo në mënyrën tradicionale.
Ramush Haradinaj ka theksuar se kanë zgjedhur mënyrë alternative për të komunikuar me qytetarët, për t’u treguar programin e AAK-së dhe njerëzit që ofrohen për ta.
”Jemi betu që do të jemi me qytetarët, prandaj kuptohet që vetvetiu vjen Prishtina e para,” shprehet Haradinaj.
”Partia që ka pasë më së paku e më së shkurti përgjegjësi për vendin, në momentin e parë të mundësisë së vet e ka fuqizu ligjin për kryeqytetin. Sot koncepti juaj politik është ballëhapur sepse shkon te qytetari i kryeqytetit në emër të ligjit për kryeqytetin,” thekson ai.
Kryetari Haradinaj ka thënë se programi i AAK-së për rend dhe ligj në kryeqytet, për shëndetësi e shërbime publike bëhet me Daut Haradinaj kryetar.
”Kandidatët tjerë nuk janë të zotë as me i largu qentë endacak që po rrezikojnë qytetarët përditë,” thotë Haradinaj.
Postimi në faqen zyrtare në Facebook: