Haradinaj në Prishtinë: Sa herë kemi qeverisur bashkë, fitues keni dalë ju
05 shkurt 2025
| 11:08
Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet, ka shkruar në lidhje me tubimin që kjo parti kishte në Prishtinë.
Haradinaj ka shkruar se Prishtina ka dalë fitues “sa herë kemi qeverisur bashkë”.
“Prishtinë, me zemër të madhe, sa herë kemi qeverisur bashkë, fitues keni dalë ju. Prishtina do të trajtohet ashtu sikurse u trajtua kur iu kthye Pallati i Rinisë, Ligji i Prishtinës, Salla e Operës. Na pret fitorja e radhës – për Prishtinën, për Kosovën, për secilin. Na presin punë të mëdha bashkë! Krenar me ju!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.