Haradinaj në pritjen lamtumirëse për ambasadorin britanik: Mik i madh i yni
24 janar 2024
| 20:40
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse në nderim të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Haradinaj ka thënë se Abbott është mik i madh, derisa e ka falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar për Kosovën.
“Në pritjen lamtumirëse në nderim të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, një mik i madh i yni. Falënderues për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar për vendin tonë!”