Haradinaj: Në Qeverinë Kurti produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës

22 janar 2022 | 13:47

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e drejtuar nga ai në vitin 2019, Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!.

Ndërkaq, sot, sipas tij, në Qeverinë Kurti kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë euro.

“O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit.
Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!
Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës. Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës planifikon që gjatë këtij viti të dorëzojë…