Haradinaj në Senatin Amerikan flet për sigurinë e telekomunikimit

04 shkurt 2020 | 16:34

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një forum në Senatin Amerikan, ku është diskutuar për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet kineze dhe ruse në fushën e telekomunikimit.

“Sot në Senatin Amerikan, mora pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe, kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike. Në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të ShBA si dhe udhëheqësve nga Europa Juglindore, diskutuam për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit”.

“Siguria vjen e para! Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet kineze dhe ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G. Kosova me krenari është rreshtuar ne krah të ShBA-së dhe partnerëve të saj dhe ky qëndrim i qartë forcon partneritetin dhe miqësinë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri…