Haradinaj në ShBA: Shteti mbahet me miq
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), para se të marrë pjesë ne inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Pas takimit me disa kongresistë amerikanë, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës nuk mbahet pa miq.
“Shteti mbahet me miq, sot, ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, pata kënaqësinë ta filloj me takime përmbajtjesore me kongresmenët, Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut), si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Avancimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.