![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/IMG_20211005_105455.jpg)
Haradinaj në Skenderaj: Jam i bindur se edhe në të ardhmen do ta nderojmë njëri-tjetrin
05 tetor 2021
| 10:55
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një videoadresimi, iu është drejtuar qytetarëve të Skenderajt për zgjedhjet e 17 tetorit.
Haradinaj ka kujtuar kohërat e vështira dhe ka theksuar se ndjehet krenarë më të kaluarën e përbashkët që e ka me popullin e Drenicës.
“Jam i bindur se edhe në të ardhmen do ta nderojmë njëri tjetrin”, tha mes tjerash Haradinaj, duke kërkuar votën për listën e AAK-së, për Asamble Komunale, të prirë nga Dardan Shala, i cili është edhe kryetar i degës së Aleancës në Skenderaj.