Haradinaj në takim me investitorin nga Omani: Jemi të fokusuar për investime të huaja
19 qershor 2019
| 17:19
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtuesin e shumë kompanive dhe investorin nga Omani, Muhamed Al Barwani, me të cilin ka biseduar rreth investimeve në vendin tonë.
“E falënderova z. Al Barwani për interesimin që të investojë në sektorin minerar, të turizmit, bujqësi dhe sektorë të tjerë me potencial ekonomik të vendit duke e njoftuar atë për resurset që kemi, sa i përket këtyre fushave. Si qeveri jemi të fokusuar që investimet e huaja të jenë sa më të pranishme dhe në këtë drejtim kemi punuar që investitorëve tu ofrojmë kushtet më të mira për investim, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/