Haradinaj në takim me Oravin: Kosova ka nevojë për mbështetjen e BE-së në rrugëtimin drejt integrimit evropian

18 shkurt 2025 | 13:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë bashkëbiseduar për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapat drejt integrimit evropian.

“Takimi me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, konfirmoi edhe një herë rëndësinë e partneritetit tonë me BE-në. Mes tjerash, me Ambasadorin bashkëbiseduam rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të BE’së.

“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit do ta ndërlikojë formimin e…