Haradinaj në UET: Ndryshimi i kufijve e kthen Kosovën para vitit 1999

16 tetor 2018 | 20:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një ligjërate në Universitetin Evropian të Tiranës, ka thënë se po vazhdon puna për sundim të ligjit dhe zhvillimit të ekonomisë, duke shprehë qëndrimin kundër mendimeve se Kosova ka një ekonomi të paqëndrueshme.
“Në Kosovë jemi në një etapë ku e kemi pa se ku do të mbërrijmë. Jetojmë dhe shohim se ku duhet të jemi por nuk e kemi mbërritur ende. Jemi të ndikuar me plotë ndikime të jashtme. Nëse punojmë për rendin e ligjit, nuk është rend i zakonshëm. Nëse punojmë për një politikë të jashtme, për zhvillim ekonomik ne punojmë kundër një teze se Kosova është e paqëndrueshme, se resurset e saj nuk janë të gjenerueshme nga këta njerëz,” është shprehur Haradinaj para të pranishmëve.“Kam marrë qeverinë me një parim, nuk do të kritikoj pararendësit e mi. Në disa qendra vendimmarrëse në kombin tonë e kemi kthyer një besim të caktuar. P.sh në Washington në linjat e sigurisë na besojnë, e dinë që jemi të vendosur që të mbërrijmë ku duam.”“Edhe në Evropë, sfidë ka qenë Berlini për ne. Berlini është përballur me ne si politikë të paqëndrueshme, por kjo është kthy falë punës që është bërë. Duhet të përmbyllët shtetbërja e Kosovës, vetëm atëherë mund të shtrojmë pyetjet tjera, se a dëshirojmë te jetojmë të ndarë apo të bashkuar”.
Haradinaj sërish ka përsëritur se ndryshimi i kufijve e kthen Kosovën para vitit 1999 dhe sipas tij kjo është e rrezikshme, raporton EO.“Më përmbylljen e luftës më 1999 janë vendosur disa themele. I pari ka qenë respektimi i zonës së sigurisë 25 kilometërshe sepse ishte vend agresor. Ka vijë ndarëse mes palëve në kontest. Një nga elementet kyçe ishte vija ndarëse, ish kufiri administrativ që u kthy në kufi ndërkombëtar. Nëse këtë vijë Kosova e hap për diskuton rrezikon te kthehet para vitit 1999, kjo është e rrezikshme. Nuk mund assesi të kthehet në formulë. Haradinaj ka kundërshtuar gazetarin Baton Haxhiu i cili ka thënë se mund të korrigjohet kufiri. Haradinaj është shprehur se persona të caktuar kanë dhënë para për të krijuar opinione të tilla. Kryeministri ka thënë se i marrin vesh këto agjenda dhe e dinë kush i financon.“Një shumë e caktuar e parave është derdhur nga persona të caktuar për të krijuar këtë opinion. Për të na bindur neve se nëse e japim Leshakun, që menaxhohet nga KFOR-i dhe ka resurse. Nëse ne hapim për diskutim këtë zonë rrezikojmë pse jemi shtet, krijojmë një precedent se resurset tona janë për treg. Batonin dhe batonat tjerë ju tregojmë se i marrim vesh këto agjenda dhe kush i financon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idlir Shyti është një violonçelist shqiptar shumë i talentuar i…