![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/755C4DDF-2A54-4327-88B5-65A3D7BCB465.jpeg)
Haradinaj: Nëna Shefkie ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare e patriotike
10 qershor 2020
| 09:14
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për kalimin në amshim të Shefkie Lladrovcit, nënës së heroit të kombit, Fehmi Lladrovci.
“Nëna Shefkie ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike, duke i mësuar ata që të sakrifikohen për Atdhe. Ajo ia fali Kosovës Fehmiun, një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së. Pusho e qetë bashkë me Fehmiun, nëna Shefkie!”, ka shkruar shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)