Haradinaj nënshkruhet në Librin e ngushëllimeve për viktimat e tërmetit në Shqipëri

28 nëntor 2019 | 17:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se është nënshkruar në Librin e ngushëllimeve të cilin e ka vendosur ambasada e Shqipërisë në Prishtinë për viktimat e tërmetit.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se janë bashkë në dhimbje pranë familjarëve të viktimave të tërmetit në Shqipëri.

“Sot, u nënshkrova në Librin e ngushëllimeve, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë. Bashkëndjejmë si një komb dhe jemi bashkë në dhimbje pranë familjarëve të viktimave të tërmetit në Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Flamurit në Gjilan është vendosur…