Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë për vdekjen e dy oficerëve shqiptarë
13 maj 2019
| 10:41
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është nënshkruar sot në Librin e Zisë që Ambasada e Shqipërisë ka hapur për ndarjen nga jeta të dy oficerëve shqiptarë në misionin Riga të Letonisë.
Postimi i plotë i Haradinajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë. Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse!
RH