Haradinaj: Nëse rrëzohet demarkacioni, pasojat do të jenë të mëdha për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyet se pse është duke kërkuar përkrahjen e deputetëve për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Pse kërkoj përkrahjen e juve për demarkacionin. E vërteta e këtij ligji në jetën politike nuk ka nevojë të përshkruhet pasi të gjithë e dimë. Derisa kemi qenë në opozitë, në atë që kemi besuar kemi shprehur instrumentet opozitare për të kundërshtuar në mënyrë demokratike. Besa kemi krijuar edhe instrument të ri për të kundërshtuar atë që nuk e kemi besuar”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se ka kërkuar përkrahje nga të gjithë akterët për të gjetur zgjidhje për demarkacionin, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, ShBA-në, Mali i Zi, etj.
Haradinaj ka thënë se nëse rrëzohet demarkacioni, pasojat do të jenë të mëdha për Kosovën.
“Shiheni nëse rrëzohet ky ligj atëherë procesi për të nxjerr një të drejtë të Kosovës mund të jetë shumë i gjatë”, ka deklaruar Haradinaj.