Haradinaj nesër në takimin e kryeministrave për integrimin rajonal ekonomik
26 gusht 2018
| 15:26
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër merr pjesë në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik, që mbahet në Durrës të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, takimi do të mbahet në rezidencën qeveritare në Durrës, duke nisur nga ora 10:00.
/Epoka e re/