Haradinaj: Nesër takohem me Angela Merkelin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se nesër (e enjte) do të takohet me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble.
“Të nderuar qytetarë, sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën ‘Takimet ndërkombëtare’ dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin”.
“Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/