Haradinaj nesër takohet me ambasadorin amerikan
28 gusht 2018
| 20:11
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të zhvillojë takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Nuk janë dhënë detaje të tjera se çfarë pritet të diskutohet në këtë takim të tyre por kjo gjë po ndodhë në kuadër të zhvillimeve politike kur dhe po diskutohet një ide për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës e Serbisë, për korrigjim kufijsh.
Takimi mes Haradinajt e Delawie do të mbahet nesër në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.