Haradinaj: Nga 15 shtatori, janë larguar 7 mijë tonë mbeturina dhe janë pastruar 322 deponi ilegale
27 tetor 2018
| 13:21
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se fushata “Ta pastrojmë Kosovën” po jep rezultate mbresëlënëse gjithandej në Kosovë.
Ai sot me Task-Forcën “Ta pastrojmë Kosovën” dhe me vullnetarë të shumtë, kanë pastruar deponininë ilegale në rrugën Gjakovë – Deçan.
“Angazhimi ynë për mjedis të pastër është shndërruar në aksion masiv. Nga 15 shtatori, janë larguar 7 mijë tonë mbeturina dhe janë pastruar 322 deponi ilegale, me pjesëmarrje të mbi 150 mijë vullnetarëve. Sot, me Taskforcën “Ta pastrojmë Kosovën” dhe me vullnetarë të shumtë, pastruam deponininë ilegale në rrugën Gjakovë – Deçan, e cila do të kthehet në një hapësirë të gjelbër. Së bashku po ia ndërrojmë pamjen vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.