Haradinaj nga Deçani: Nuk ka reagim nga qeveria, ka vizita turistike të Presidentes e Vitisë

13 korrik 2021 | 21:07

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar për gjendje alarmante që është në Deçan.

Ai në një lidhje direkte në Dukagjin, thotë se nuk ka parë ndonjë reagim nga udhëheqësit tanë, ai thotë se sot ka parë vetëm një vizitë turistike të znj.Osmani e ministrit Vitia.

Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë për mos reagim dhe mos furnizim të barnave për këta banorë që po kërkojnë ndihmë në mjekësinë familjare, ku siç thotë Haradinaj ka familje me nga 11 anëtarë që kërkojnë ndihmë dhe u duhet që të i blejnë barnat me parat e tyre.

“Ka qenë një gjendje lufte, me simptoma mjaftë të vështira. Sot për një fatë ka një qetësim të gjendjes, situata është jo e qetë. Reagim s’ka ka vizita turistika të Vjosës e Vitisë. Së pari duhet të thirret Këshilli i Sigurisë. Të gjitha ardhjet këtu janë turizëm, gjithë këta pacient vinë e duhet të blejnë terapinë, e qeveria nuk ka ndarë ndonjë kontingjente të caktuar të ilaçeve ose buxhet. Ardhja pas asaj kohë. Kanë ardhur, si turistë por nuk kanë sjellë asnjë buxhet as barna”, tha Haradinaj në një lidhje direkte. Periskopi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetare e cila është helmuar dhe po trajtohet në…