Haradinaj nga Dubrava: UÇK është themeli i 17 shkurtit, Serbia të lirohet nga kriminelët e luftës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në shënimin e 22 vjetorit të Masakrës në Burgun e Dubravës, me ç’rast u përurua edhe Lapidari në respekt të të rënëve, plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës.
Në fjalën e rastit, Haradinaj tha se shumë shqiptarë shumicën e jetës së tyre e kanë kaluar nëpër burgje duke përmendur kështu jetën dhe sakrificat e Adem Demaqit, Smajl Haradinajn duke thënë se nuk është se kjo masakër ishte fillimi i së keqes nga burgjet për shqiptarët.
Ai tha se 500 mijë njerëz janë keqtrajtuar, janë persektuar dhe kanë qenë eksperiment për pushtetin serb.
Tutje Haradinaj tha që populli i Kosovës nuk u dorëzua për arsye që kjo dukuri të mos vazhdohet përjetësisht, ai këtë rrugë për ndalimin e këtyre masakrave e kanë ndjekur shumë njerëz të cilët është krenari t’ua përmendim emrat, ata janë Adem Jashari bashkë me familje, Ushtira Çlirimtare e Kosovës.
“Në kohën kur ka ndodhur kjo Masakër, shqiptarët kanë qenë të organizuar në luftë për liri, për me e ndal pikërisht tragjedinë e shqiptarëve jo vetëm në Kosovë por në ish Jugosllavi sepse kanë qenë gjithë në burg”, u shpreh kreu i AAK-së.
Ai tha se ky vend ka pas njerëz të zot të cilët me armë në duar i kanë dal ballë Millosheviçit, pa qenë në dijeni se një ditë do na ndihmojë edhe NATO, pa qenë në dijeni se një ditë aleatët tonë si Amerika do na gjinden pranë, por vetëm duke u bazuar në të drejtën tonë për liri e në forcën tonë.
Tutje Haradinaj tha se kushdo që i ikë kësaj të vërtete bënë gabim, nuk mund të fitosh duke mos qenë në dijeni për gjenocid dhe e pas të qartë konceptin e asaj se si kanë ndodhur krimet në vendin tonë, kush i ka bërë ato krime dhe pse, pse erdhën deri te krimet, sepse për 100 vite ne kemi qenë të pushtuar nga Jugosllavia, Tito e mbi të gjitha nga Millosheviqi.
Ai tha se gjenocidi ka filluar shumë më herët, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e detyruar të luftojë dhe se ka bërë luftë të drejtë.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mos harroni është themeli i 17 Shkurtit 2008”, u shpreh Haradinaj.