Haradinaj nga Ferizaj: Mbështetje për bizneset, arsimin, shëndetësinë, familjet dhe pensionistët
30 janar 2025
| 18:17
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në Ferizaj në një tubim të organizuar në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai ka thënë se në qeverisjen e tij Ferizaj ishte top prioritet i tyre.
“Ferizaj – prioritet i Kosovës Fituese! Ferizaj, në qeverisjen tonë ishte top prioritet i qeverisë. Ky përcaktim do të jetë kursi ynë edhe për qeverisjen e ardhshme. Mbështetje për bizneset, arsimin, shëndetësinë, familjet dhe pensionistët. Faleminderit Ferizaj për pritjen madhështore. 137 për Kosovën Fituese.”