Haradinaj nga Hasi premton subvencione të trefishuara, paga prej 1000 eurosh dhe pensione prej 500 eurosh
05 shkurt 2025
| 21:54
Në një takim me banorët e Lubizhdës në Hasi, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga AAK, ka theksuar angazhimin e tij për zhvillimin e Kosovës dhe mbështetje të fortë për bujqësinë dhe rininë.
Ai premtuar trefishimin e subvencioneve për bujqësi, grante për bizneset e rinj dhe bursa për studentë.
Gjithashtu, Haradinaj ka folur për rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e çmimit të energjisë dhe mbështetje për veteranët.
“Kosova fiton e rritet me miq,” përfundoi ai, duke theksuar forcimin e aleancës me SHBA-në.