Haradinaj nga odat e Gollakut: Këta njerëz që historikisht i dhanë Kosovës, nuk do të mbesin në këtë gjendje
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të Gollakut.
Haradinaj në shkrimin e tij në Facebook ka premtuar mbështetje për të zgjidhur problemet me të cilat ata ballafqohen.
Ai thotë se këta njerëz të mirë që i kanë dhënë kaq shumë Kosovës nuk do të mbeten më tutje në këtë gjendje.
Postimi i plotë:
Duke biseduar me njerëz të ndershëm të Gollakut, vërehet mllefi i tyre nga injorimi ndër vite që iu është bërë në zhvillim.
Këta njerëz të mirë që historikisht i dhanë Kosovës, nuk do të mbesin më tutje në këtë gjendje. Pa asnjë investim serioz ndër shumë vite, nuk konsiderohen premtime por obligime ;
Ndriçimi, parku, transporti publik e shumë çështje elementare të pa zhvilluara në këtë pjesë.
Familja e Arsim Binakut dhe gjithë këta burra që na pritën, nuk do të mbesin takime vetëm sa për t’u parë, por për t’i zgjidhur problemet reale me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
Kjo pjesë e lagjes Velania, saktësisht rruga “Dëshmorët e Kombit”, kërkon ndërhyrje urgjente! Do të jemi këtu çdo herë për t’i parë nga afër nevojat e këtyre banorëve.
Mirënjohje dhe respekt për mikpritjen!