Haradinaj nga Prekazi: Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzim i dashurisë për kombin
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë se UÇK-së.
Haradinaj ka thënë se familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin
“Te Prekazi i komandantit legjendar Adem Jashari kujtojmë gjithnjë sakrificën më sublime për liri. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/