
Haradinaj nga Prekazi: Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë
05 mars 2025
| 11:29
Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.
“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri. Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Haradinaj pas vizitës në Prekaz.