Haradinaj nga Prizreni kërkon ndihmën e shtetit për ekonominë: Është koha për vendime të guximshme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte ka qëndruar në Prizren, i ftuar nga miku i tij Varis Xhejlani.
Haradinaj, e falënderoi mikun e tij Varsi Xhejlanin për mikpritje dhe po ashtu kërkohi që të hapet ekonomia e sidomos sektori i gastronomisë.
“Në Prizrenin e bukur, sonte na bashkoi miku im Varis Xhejlani.Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull e iftari paraqet përpos gëzimin për agjëruesit edhe barazinë e solidaritetin mes atyre që ndajnë ushqimin mes vete. Paraprakisht, kam vizituar biznesin e Jahja dhe Besfort Brikës dhe kam shprehur edhe njëherë përkrahjen time për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë’, ka shkruar Haradinaj.
“Gjithashtu, me Varisin i cili kryeson Shoqatën “Esnaf”, shkëmbyem mendime për pasojat e shkaktuara nga gjendja pandemike, sidomos për kategorinë që ai përfaqëson, biznesmenët dhe zejtarët”, shtoi ai.
Haradinaj ndër të tjera tha se rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë.
“Rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë. Është koha për vendime të guximshme që të ndalohen pasojat afatgjate të krizës ekonomike.Varisin e falënderoj për mikpritjen, e besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar”, u shpreh Haradinaj.
Kujtojmë se, një kërkesë të tillë Haradinaj e kishte bërë edhe në Kuvendin e Kosovës.