Haradinaj: Nga sot Kosova dhe Gjermania janë më afër se kurrë

27 janar 2020 | 14:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nga sot Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se vendimi që qeverisë gjermane që nga 24 janari i vitit 2020 ta heq Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG është një lajm i mrekullueshëm për Kosovën.

“Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë! Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve. Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore. Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të…