Haradinaj nga vendlindja: Ushtria e Kosovës forcon Ballkanin
19 janar 2018
| 16:44
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtria e Kosovës duhet të formohet pa vonesa.
Sipas tij nuk përmbyset Ballkani me ushtrinë e Kosovës, por forcohet. “Ushtria është e nevojshme. Nuk përmbyset Ballkani me ushtrinë e Kosovës, por forcohet. Duhet të kryhen punët”, tha ai.
Haradinaj këto komente i ka bërë pas takimit me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. Më tutje, Haradinaj ka deklaruar se Deçani do të ketë përkrahjen e Qeverisë.