Haradinaj nga Vlora: Kufijtë e Kosovës nuk preken
08 gusht 2018
| 12:30
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e temës së korrigjimi të kufijve është e papranueshme.
Ai gjatë vizitës zyrtare në Vlorë, ka thënë se kufijtë e Kosovës nuk duhet të preken.
“Kufijtë janë vendosur si rezultat i luftërave. Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike dhe kufijtë nuk lëvizin me fjalë”, ka deklaruar Haradinaj.