Haradinaj nga Vushtrria: Taksa hiqet kur të na njeh Serbia
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake nuk do të hiqet deri në ditën kur Serbia e njeh Kosovën si shtet.
Haradinaj gjatë një vizite që i ka bërë Komunës së Vushtrrisë, ka ka përmendur edhe punën e vizave për të cilat ka thënë se nuk është larg dita kur do të udhëtojnë pa viza.
“Vizat nuk i kemi larg mi marrë. Jemi në punë, nuk është e lidhur me taksën. Kërkesa për pezullim të taksës ekziston. Më shumë është si mënyrë për disiplinime. Kur të na njeh Serbia hiqet taksa”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, duke komentuar vizitën e presidentit të Francës, Emanuel Macron në Serbi, Haradinaj ka thënë se raportet Kosovë – Francë janë po ato që kanë qenë, në nivel të mirë bashkëpunimi.