Haradinaj ngjitet me djemtë e nipin në Liqenin e Jazhincës
12 qershor 2022
| 19:49
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përvjetorin e 23 të çlirimit të Kosovës po e kalon duke ecur.
Përmes disa videove të postuara në “Facebook”, të dielën – Haradinaj ka treguar që bashkë me dy djem dhe nipin – kanë ecur pesë orë për te Liqeni Jazhinces”.
Haradinaj ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, zona operative e Dukagjinit.
Ai gjatë luftës kishte humbur vëllezër në betejë kundër Serbisë. Gjatë kësaj dite ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit.