
Haradinaj ngushëllon familjen Behrami nga Mitrovica
23 prill 2019
| 08:26
Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se është i pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.
“Iu bëj thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij”, ka shkruar kryeministri.