Haradinaj ngushëllon familjen Demaliaj
27 shkurt 2018
| 16:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Demaliaj me rastin e vdekjes së Bajram Demaliajt.
Demaliaj ka qenë pjesë e UÇK-së dhe baba i dëshmorëve.
Ai është babai i deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliaj.
Postimi i Haradinajt:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit dhe veteranit, Bajram Demaliaj. Baca Bajram, babë e vëlla dëshmorësh, ishte nje jetë të tërë në shërbim të vendit dhe do të kujtohet përherë për kontributin e tij për lirinë e Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Demaliaj dhe e ndajë pikëllimin me ta. RH