Haradinaj ngushëllon familjen e nënoficerit të FSK-së

29 tetor 2019 | 15:39

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe ushtarët e oficerët me të cilët shërbeu Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në vendin e tij të punës.

Haradinaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se lajmi për vdekjen e Ejupit është lajm i trishtë, e se i njëjti do të kujtohet përherë si ushtar shembullor.

“I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1423735281084215/?type=3&eid=ARAdG-c601qd1Vwe86FPjugFbosNHLOLXxDm7VV15VWrmU6reKzavPd9_Lv4tSzqsbcsrR_IVbiwMOTm&__xts__%5B0%5D=68.ARD91dE9qpLR6DB5OCFY-SwnHgrRC2sF_3iQr7gaU7m9zNllIx2P1GBdLyFeyS87kV_szVfHIebkZwvINjwgNPpPkk256peQWMAutVIFjCLdTgwOfw3TftfwoBaAkIDY3cg2hE_IezV-K_ndPMzipQwazz_qnvK28n0tnFlKKMSzrKH8v-6MBOjZibNHxILw9RW-EwHdMmVwfouL1OOCpnMEB6xBw6tcNAqwvMxU2sRqhuUd0HMrpvq_k4VTL4uFQg2B4an5p0NWFQyppsl1l8Qi7NLIu7JlcBnsR583V-_g8ulb_FPw-J0w8lQvOxd9sW7Iu8nR8WomLsLpNvSRM3ca1g&__tn__=EEHH-R

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryqëzimin e rrugëve Arbënor e Astrit Dehari dhe Ernest…