Haradinaj ngushëllon familjen e Tahirsylës: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çështje kombëtare
16 qershor 2024
| 21:03
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Sylë Tahirsylajt, ekspert i meteorologjisë.
Ai thotë se Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza.
“Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë”, shkruan Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka ngushëlluar të gjithë që e njohën profesorin Tahirsylaj.