Haradinaj ngushëllon familjen për vdekjen tragjike të Armenda Aliut
07 gusht 2019
| 16:21
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut e cila ishte nëna e këshilltares së kryeministrit Diellza Hoti.
“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/