Haradinaj ngushëllon familjen Roka për vdekjen e nënës së heroit Bujar Roka
10 maj 2019
| 13:26
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar për vizitë ngushëlluese në familjen Roka me rastin e vdekjes së nënës së heroit Bujar Roka.
Me këtë rast kryeministri i ka dhuruar flamurin kombëtar dhe atë shtetëror nipit të së ndjerës Bujarit të ri.
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e zonjës Sadije, nëna e heroit të kombit, Bujar Roka. Në vizitë ngushëlluese në familjen Roka, i dhurova nipit, Bujarit të ri, Flamurin Kombëtar dhe të Kosovës. I përjetshëm kujtimi për nënën Sadije”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/