Haradinaj ngushëllon familjen Zymberi dhe Zabeli
08 dhjetor 2021
| 13:01
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si lajm të hidhur ndarjen nga jeta të Muharrem Zymberi, baba i heroit të Kosovës, Enver Zymberi dhe Azemine Zabeli nënë e dëshmorit të kombit, Mehdi Zabeli.
Me këtë rast, ai ka ngushëlluar familjen Zymberi dhe Zabeli.
“Lajm i hidhur për ndarjen nga jeta të z. Muharrem Zymberi, baba i heroit të Kosovës Enver Zymberi dhe znj. Azemine Zabeli nënë e dëshmorit të kombi, Mehdi Zabeli. Me këtë rast ngushëlloj familjet, miqtë dhe bashkëluftëtarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.