Haradinaj nis ditën e punës me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin Tetovë – Shkup
14 shkurt 2019
| 08:31
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe stafi i tij, ka filluar sot punën me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup.
“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.