![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/FB_IMG_1626196920122.jpg)
Haradinaj nis në Pejë sezonin e korrje-shirjeve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e sezonit e korrje-shirjeve në fshatin Sverkë e Thatë në komunën e Pejës.
Po ashtu, sot Haradinaj ka vizituar edhe dy ferma.
“Fillimisht qëndrova në shtëpinë e Janoshëve në Rasujë, shtëpi që ishte strehë e luftëtarëve të lirisë. Kjo familje ka në pronësi fermën e pulave, për të cilën më informoi hollësisht bashkëluftëtari im Selim Berisha”.
“Ndërsa në Nabërgjan, vizitova fermën e gjedheve në pronësi të Arif Gashit, ku takova edhe antarë të Shoqatës të Fermerëve. Dëgjova nga dora e parë për problemet dhe kërkesat e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se në këtë kohë kur ekonomia e vendit është goditur rëndë, të gjithë bujqit e fermerët në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit.
“Duke e parë vullnetin e tyre për punë, e kam shumë të lehtë të jem gjithmonë mbështetës dhe avokues i të drejtave të tyre”, ka shkruar Haradinaj.