Haradinaj nis takimet me qytetarë, fillon me Prizrenin
07 shtator 2022
| 13:39
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nisur takimet me qytetarë. Një takim të tillë do ta mbaj sot në Prizren në Qendrën Europa, në orën 18:00.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh.
“Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërisë, kanë sjell qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kolapsit. Do fillojmë sot me një cikël bisedimesh me qytetarët tanë. Nisim në Prizren, për të vazhduar ditëve tjera në qendra të tjera. Jeni të mirëseardhur të flasim hapur, të ndajmë brengat tona, të kërkojmë dhe të gjejmë zgjidhje”, ka shkruar Haradinaj.