Haradinaj njofton aderimin e Veli Kryeziut në AAK

15 janar 2025 | 15:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar aderimin e Veli Kryeziut në AAK.

Haradinaj ka shkruar se Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes, vlerave dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar.

“Kënaqësi të veçantë mirëpresim në familjen e Kosovës Fituese, prof. Veli Kryeziun, intelektual i shquar për kontributin e tij në fushën shkencore të historisë”.

“Bashkimi i forcave me personalitete të shquara akademike si prof. Kryeziu, dëshmon qartë se vizioni ynë për Kosovën Fituese po konsolidohet me ekspertizën më të lartë profesionale dhe vlerat më fisnike të atdhedashurisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti po vazhdon të jetë një nga emrat më të…