![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/haradinaj-1.jpg)
Haradinaj njofton për aderimin e ri, profesori universitar merr udhëheqjen e degës së AAK-së në Shtime
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar profesori universitar me përvojë të gjatë akademike, Mensur Neziri.
Kështu ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.
“Vizioni i Aleancës për një shtet të sigurt e të zhvilluar ekonomikisht po merr mbështetje anekënd vendit. Koalicioni i prirë nga Aleanca po dëshmohet si forcë serioze politike për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e nevojshëm. Në këtë rrugëtim për shtetin, na janë bashkuar shumë njerëz me vlera, profesionistë të dëshmuar në shumë fusha. Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me Degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit. Suksese në rrugën tuaj të re profesor Mensur Neziri. Bashkë për Aleancën dhe shtetin!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.