Haradinaj: Norvegjia ka qenë partner i yni në shtetndërtim
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide, me të cilën biseduar rreth aktualitet politik në Kosovë dhe rajon dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike.
Haradinaj ka theksuar se Norvegjia ka qenë partner i yni në shtetndërtim.
“Shpreha përkushtimin e Qeverisë, për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale, në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit. Theksova gjithashtu se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/