Haradinaj: Nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës
24 gusht 2019
| 11:05
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ndalet që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu.
“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/