Haradinaj: Nuk do të ndalemi pa e bërë Kosovën anëtare të NATO-s

31 maj 2024 | 22:22

Kryetari i Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në 24-vjetorin e themelimit të AAK-së në Deçan.

Haradinaj ka thënë se besimin e qytetarëve të Deçanit, Aleanca e ktheu me punë e zhvillime.

Besimin e qytetarëve të Deçanit, tash e sa vjet, Aleanca e ktheu me punë e zhvillim. Në 24-vjetorin e themelimit të degës në Deçan, reflektohej entuziazmi për Aleancën, forcë e parë në vend, nisur nga fakti se Aleanca u dëshmua në qeverisje komunale e qendrore, me përgjegjësi, përkushtim e shumë punë të mira.” – ka shkruar Haradinaj.

Para qytetarëve deçanas, Haradinaj ka thënë se për asnjë moment nuk do të ndalemi pa e bërë Kosovën më të jetueshme dhe më të sigurisë, anëtarë të NATO-s.

U ndjeva i nderuar pranë familjarëve, shokëve të fëmijërisë, bashkëluftëtarëve, bashkudhëtarëve politikë dhe të gjithë njerëzve të mirë të Deçanit. Asnjë moment nuk do të ndalemi në rrugën që e kemi nisur, për t’i ofruar vendit ndryshimin që meriton dhe pa e bërë Kosovën më të jetueshme dhe më të sigurtë, anëtare të NATO-s, krahas Amerikës dhe mbarë botës demokratike.” – ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë…