Haradinaj: Nuk e heqim taksën, Serbia po bën shantazh
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do ta heqë taksën për mallrat serbe pa e njohur shtetin e Kosovës.
Haradinaj pas mbledhjes se Qeverisë së Kosovës ka akuzuar Beogradin se është duke i bërë shantazh Kosovës, duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës.
“I kemi treguar argumentet për taksën. Është e papranueshme të kushtëzohet dialogu. Dialogu duhet të kthehet. Nuk humb vetëm Kosova pa dialog, por edhe rajoni. Taksa do të mbetet deri në njohje. Besoj se për këtë nuk keni dilema më. Serbia po bën shantazh të pastër. Thotë se nuk vjen në dialog pa e hequr taksën. Nuk kthehemi në dialog me shantazhe, ato nuk janë as kushte, por shantazhe. Serbia po bënë shantazhe”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/