Haradinaj: Nuk e kisha të lehtë ta ndalja copëtimin e Kosovës
18 gusht 2019
| 19:14
Në takim me strukrurat e AAK-së në Istog, lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministër në dorëheqje Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e kishte të lehtë t’i del përballë projektit për copëtimin e Kosovës.
“Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional. Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet”, ka thënë Haradinaj.
“Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleances në Istog, bashkë për fitore!”, ka deklaruar lideri i AAK-së.