Haradinaj nuk e komenton qëndrimin e Veselit për Gjykatën Speciale
09 janar 2018
| 13:55
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se është kundër Gjykatës Speciale.
Ai nuk ka dashur të komentojë letrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, në të cilën ai ka thënë se Gjykata Speciale do të bëhet.
Haradinaj ka theksuar se qëndrimi i tij dhe i AAK-së lidhur me këtë çështje tashmë është i ditur dhe se nuk ka ndërruar. “Sa me përket mua dhe AAK-së dihet qëndrimi jonë, nuk e kemi votuar atëherë Gjykatën Speciale, edhe sot do ta votonim kundër,. Po ashtu, edhe nesër do të votonim kundër”, ka thënë kryeministri Haradinaj.